U kapën me 19 kg lëndë narkotike në afërsi të Kosturit, arrestohet çifti shqiptaro-grek

Aktualitet

U kapën me 19 kg lëndë narkotike në afërsi të

Pas një operacioni të koordinuar nga oficerët e policisë nga Departamenti i Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit (YDEE) të Kosturit në Greqi, një shtetase grek 34-vjeçare dhe një shtetas shqiptar 38-vjeçar u arrestuan mbrëmjen e djeshme në një zonë të Kasturit, për trafikim të një sasie lëndësh narkotike.

Më hollësisht, në kuadër të veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në vend dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit nga oficerët e policisë të mësipërm, mbrëmë u zbulua në një zonë të Kasturit një makinë private.

Mjeti po lëvizte në mënyrë të dyshimtë, me një shofere 34-vjeçare dhe një pasagjer 38-vjeçar, dhe gjatë një kontrolli u konstatua se ata po transportonin së bashku 2 çanta udhëtimi që përmbanin gjithsej 18 pako me marijuanë, me një peshë totale bruto prej 18 kg e 800 gramë.

Në total, u sekuestruan sasia e lartpërmendur e drogës, 1 makinë private si mjet për transportimin e narkotikëve, 2 telefona celularë dhe 2 karta SIM.

Hetimi paraprak për rastin u krye nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve në Kastur, ndërsa të arrestuarit me një çështje penale kundër tyre do të dalin para Prokurorit të Gjykatës Penale të Kasturit.

Kohët e fundit ka një riaktivizim të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi. Policia greke ka kapur në 15 muajt e fundit mbi 1.3 ton marijuanë në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selanik.

Rastet më të shumta kanë qenë ato të trafikut nga Saranda në Igumënicë, ku pothuaj gjysma e sasisë së kapur në zonat e Greqisë është trafikuar nga kjo linjë. Madje në një rast në Igumenicë është kapur edhe një skaf i ngarkuar me drogë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion