Kush është shqiptari që u ekzekutua në Spanjë? Publikohet identiteti i viktimës

Bota

Kush është shqiptari që u ekzekutua në Spanjë?
Është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri mesditën e së martës në Orihuela Costa, në provincën e Alicante-s në Spanjë. Viktima është Luka Beqiraj, 39 vjeç, me origjinë nga Vlora, i cili u ekzekutua teksa ndodhej në tarracën e një lokali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të frekuentuar, ku 39-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, shqiptari nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Pas krimit, autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Sipas mediave lokale, hetuesit e Guardia Civil po shqyrtojnë pistën e një konflikti të mundshëm kriminal dhe dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me një larje hesapesh. Megjithatë, deri më tani, motivi i krimit nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes, ndërsa po shqyrtohen edhe rrethanat para atentatit për të kuptuar nëse viktima ishte ndjekur apo nëse autorët e kanë pritur në ambientet e lokalit.

Policia spanjolle vijon punën për zbardhjen e plotë të vrasjes, ndërsa mbetet për t'u përcaktuar nëse ekzekutimi i 39-vjeçarit lidhet me ndonjë konflikt të mëparshëm apo me aktivitet kriminal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion