Osmani vendos datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ja kur do të mbahen

Kosovë&Rajon

Osmani vendos datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ja kur do

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur zgjedhjet lokale në vend më 17 tetor. Lajmin e dha Presidenca në një njoftim për mediat.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Presidencës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion