Sara Mila del nga SPAK-u dhe ikën me vrap: Po hedhin baltë mbi mua

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila këtë të mërkurë është paraqitur në ambientet e SPAK për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me një hetim për ndikimin për dhënien e ndihmës ekonomike në Elbasan në prag të zgjedhjeve të 2025-ës, ku ajo doli më e votuara me një diferencë shumë të madhe të votave me të tjerët, me shumë akuza nga opozita për lidhje me bandat.
Në dalje, pasi dha dëshminë tha se do të vinte sa herë do ta thërrisnin dhe bëri akuza politike më pas u largua duke mos u përgjigjur interesit të medias.“Isha si person në dijeni.
Kam dhënë dëshminë time dhe kam përshtypjen që ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë.
Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit se po më presin qytetarët e Elbasanit për ditën e çlirimit” tha ajo.


