Ndryshojnë procedurat për profesionistët e shëndetësisë: Mjekët e rinj nuk do të japin më provimet e ndërmjetme

Politikë

Ndryshojnë procedurat për profesionistët e

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar miratimin e një akti të përbashkët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit, që sjell ndryshime në procedurat për profesionistët e rinj të shëndetësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se tashmë, pas përfundimit të praktikës profesionale, profesionistët e shëndetësisë do të mund t’i nënshtrohen drejtpërdrejt Provimit të Shtetit, pa kaluar më parë në procedurat e vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë.

Nga ky ndryshim do të përfitojnë edhe ata që e kanë përfunduar praktikën profesionale, por janë ende në pritje të procedurave të vlerësimit.

Synimi i këtij vendimi është thjeshtimi i procedurave dhe shmangia e përsëritjeve administrative, duke garantuar njëkohësisht cilësinë profesionale të punonjësve të rinj.

Ky ndryshim synon të lehtësojë hyrjen e profesionistëve të rinj në sistemin shëndetësor, në mënyrë që ata të kontribuojnë më shpejt dhe me më shumë përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion