Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

Aktualitet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj thotë se heqja e taksës së qarkullimit nga nafta, u bë pasi kishte një kërkesë të vazhdueshme, që kjo taksë të kalonte tek automjetet.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Malaj u shpreh se nga transferimi i kësaj takse, tek taksat e automjetit, buxheti i shtetit do ketë 50 milionë euro më pak të ardhura.

Lidhur me makinat elektrike, Malaj nënvizoi se edhe këto automjete do duhet të paguajnë taksë për amortizimin e infrastrukturës rrugore.

“Ka pasur një kërkesë të vazhdueshme që të bëhej transferimi i taksës së qarkullimit nga nafta, të kalonte tek taksat e mjeteve, siç ka qenë më përpara. Ka pasur vlerësim shumë të kujdesshëm nga Ministria e Financave dhe nga ana e qeverisë. Kjo është një taksë e konsiderueshme, edhe në aspektin edhe të vlerës që përbën.

Flasim për 350 milionë euro në vit, janë para që shkojnë për infrastrukturën, ndërtimin e rrugëve, mirëmbajtjen e rrugëve. Edhe pse është vlerë e konsiderueshme, përsëri nuk është e mjaftueshme për investimet që janë duke u bërë.

Transferimi i kësaj shume do duhet të bëhej tek pjesa e automjeteve, është bërë sipas një formule që është vlerësuar edhe me DPSHTRR dhe ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Ne nuk e kemi transferuar të gjithë kostot tek automjetet. Vetëm nga kjo politikë, buxheti i shtetit ka minus 50 milionë euro. Niveli i taksës së automjeteve të ishte në nivelet që është edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Flota e mjeteve elektrike në 5 vitet e fundit është dyfishuar, është mëse e drejtë që të paguajnë. Në këtë këndvështrim, është racionale që edhe ata të paguajnë një taksë qarkullimi”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion