FOTO/ Shfaqet parashikimi i superkompjuterit të OPTA, situatë e pazakontë për Shqipërinë ndaj Finlandës

Sport

FOTO/ Shfaqet parashikimi i superkompjuterit të OPTA, situatë e

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të enjte në “Air Albania” një ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve ndaj Finlandës.

Dhe në mënyrë të pazakontë, superkompjuteri i gjigandëve të statistikave “OPTA”, e cilëson atë favorite absolute për sfidën.

Zakonisht, Shqipëria cilësohet me diferenca të tilla vetëm me ekipe të dobëta, por simulimet e superkompjuterit të “OPTA” i japin asaj një avantazh të ndjeshëm edhe ndaj një ekipi si Finlanda që nuk është shumë larg në renditjen e FIFA-s.

Në 49,1% të rasteve, simulimet parashikojnë Shqipërinë si fituese të duelit.

dfgfgdgfdgfddgfdgfdfg.jpg

Barazimi ndërkohë ndeshet në 25,6% të rasteve, që është rezultati i dytë më i mundshëm, me fitoren e finlandezëve që ndeshet në vetëm 25,3% të simulimeve të sistemit kompjuterit të gjigandëve të statistikave.

Në ndeshjen e parë, “OPTA” parashikoi me 48,1% fitoren e Finlandës, 26,7% barazimin dhe 31,6% fitoren e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion