Suksesi në Lojrat Olimpike 2020, motër e vëlla nga Kosova shumë pranë marrjes së medaljes

Sport

Suksesi në Lojrat Olimpike 2020, motër e vëlla nga Kosova

Nora dhe Akil Gjakova, motër e vëlla nga Peja, janë shumë afër ta shkruajnë historinë e sportit kosovar, duke u bërë të parët motër e vëlla që fitojnë medalje olimpike. Derisa Nora është vetëm një fitore larg arritjes së qëllimit, Akilit do t’i duhet t’i mposhtë dy kundërshtarë radhazi për ta fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 mëngjesin e sotëm.

Blloku final në kategorinë deri në 57 kilogramë te vashat dhe deri në 73 kilogramë të meshkujt fillon në orën 10:00 sipas kohës lokale në Kosovë. Nora e ka arritur gjysmëfinalen, ku do të përballet me japonezen Tsukasa Joshida, dhe një fitore e mundshme nënkupton se kosovarja e ka të sigurt të paktën medaljen e argjendtë dhe do të luftonte për të artën.  

Vëllai i saj, Akili, e humbi mundësinë për të luftuar për medalje të artë pasi u mposht në çerekfinale nga mongoli Tsogtbaatar Tsend-Ochir dhe si pasojë do të luajë në repesazhin për medaljen e bronztë. Akili do të përballet me Rustam Orujov nga Azerbajxhani në duelin gjysmëfinale për të bronztën. Kosova e ka fituar tashmë një medalje në Tokio, me Distria Krasniqin që shkëlqeu duke e rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë të shtunën. Në garë për medalje do të jetë edhe Loriana Kuka më 29 korrik në kategorinë deri në 78 kilogramë./Gazeta Express/

ME TE LEXUARAT