Kërkesat e të rinjve në Greqi, 60€ dita, menu me pulë e birrë, fermerët e ullirit ankohen për punëtorët

Bota

Kërkesat e të rinjve në Greqi, 60€ dita, menu me pulë e
Një prodhues ullinjsh në Greqi ka nxitur debat pasi është ankuar se punëtorët sezonalë kërkojnë jo vetëm 60 euro në ditë, por edhe kafe e briosh për mëngjes, si dhe pulë e birrë për drekë.

Kostas Varthakouris, nga Pirgosi, në rajonin e Ilisë, thotë se këto kërkesa shtojnë kostot që fermerët duhet të përballojnë gjatë sezonit të vjeljes së ullinjve.

Sipas tij, përveç pagës ditore, punëtorët presin që prodhuesi t’u sigurojë edhe ushqimin e pijet: briosh dhe kafe të ftohtë “freddo” në mëngjes, ndërsa në pushimin e drekës kërkojnë pulë dhe birrë.

Ankesa ka rikthyer diskutimin për shpenzimet e prodhimit bujqësor në Greqi. Përveç pagesës së punëtorëve, fermerëve u duhet të mbulojnë transportin, karburantin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të përdorura për mbledhjen e prodhimit.

Për prodhuesit e vegjël, këto shpenzime mund të pakësojnë ndjeshëm fitimin, sidomos kur çmimet e shitjes luhaten ose moti ndikon në sasinë dhe cilësinë e ullinjve.

Gjetja e punëtorëve mbetet gjithashtu një sfidë, pasi vjelja duhet të përfundojë brenda një periudhe të kufizuar.

 
Mungesa e fuqisë punëtore e vështirëson organizimin e punës dhe shton presionin mbi fermerët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion