Bilanci i protestës së të dielës, 10 persona në pranga, 20 persona në kërkim

Aktualitet

Bilanci i protestës së të dielës, 10 persona në pranga,
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona, ka proceduar 2 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 20 të dyshuar, pas dhunës së ushtruar gjatë tubimit të djeshëm në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit akuzohen se kanë goditur punonjësit e policisë me sende të forta e lëndë piroteknike, si dhe kanë dëmtuar godinat e institucioneve shtetërore.

Mes të arrestuarve është edhe një shtetas gjerman 23-vjeçar, si dhe një i ri i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për t'iu bashkuar protestës.
 
Njoftimi 

Tiranë

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe me lëndë piroteknike, punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 9 shtetas, procedohen penalisht 2 dhe shpallen në kërkim 20 shtetas.   

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm: 

-u arrestuan shtetasit A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M., 19 vjeç, O. C., 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç (shtetas gjerman), dhe K. M., 20 vjeç; 

-u proceduan penalisht 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 20 shtetas. 

Gjithashtu, u arrestua shtetasi E. D., 20 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të datës 24.10.2026.  
 
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., 20 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.    

Policia vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.       

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion