U gjet e pa'jetë nga pastruesja e hotelit / Historia e dhimbshme e 25-vjeçares britanike që erdhi për pushime në Durrës

Aktualitet

U gjet e pa'jetë nga pastruesja e hotelit / Historia e dhimbshme e

Një nënë e re u gjet e vdekur në dhomën e saj në Airbnb nga pastruesja e hotelit, pasi kishte mbërritur për pushime në Shqipëri me vajzën e saj të vogël.

Ferne Rezi King, nga Fife, Skoci, vdiq gjatë pushimeve të saj në Durrës në fillim të këtij muaji. 25-vjeçarja mbërriti disa ditë më parë për një periudhë të shkurtër pushimesh me fëmijën e saj dyvjeçar. Ajo u zbulua nga pastruesja e hotelit në dhomë.

Është raportuar se ajo pësoi një atak kardiak ndërsa ndodhej në dhomën e saj të marrë me qira. Familja e saj tani po përballet me vështirësi në mbledhjen e parave për ta rikthyer atë në shtëpi. Ndërkohë funerali është planifikuar të mbahet më 6 nëntor. 

img-2600-6ade6f2e71b09.jpeg

Një deklaratë familjare thoshte: “Me shumë keqardhje, ndërsa ishte me pushime në Shqipëri, Ferne King, 25 vjeç, nga Cardenden.

Nënë e dashur dhe e çmuar e Sihanës, vajzë e dashur e Heather dhe e të ndjerit Alan, motër plot gjallëri e Saffron, Alistair dhe Oscar, mbesë e dashur e Jo, teze dhe një mikeshë shumë e mirë për shumë të tjerë. Do të na mungosh shumë, Ferne."

Sipas raporteve të para, vdekja e saj po i atribuohet një ataku në zemër. Forcat e policisë së Durrësit përjashtuan çdo mundësi kriminale. 25-vjeçarja kishte ndërmend të qëndronte në Shqipëri për tre ditë, raportoi Daily Record.

GoFundMe deri më tani ka mbledhur mbi 900 paund, ndërsa motra e Ferne-s, Saffron, po përpiqet ta kthejë Ferne-n në Mbretërinë e Bashkuar, por i është kërkuar të paguajë një shumë prej 10,000 paundësh.

Homazhet kanë vërshuar në rrjetet sociale duke e përshkruar të renë që humbi jetën në Durrës, si "nënë e dashur".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion