Roskovec, qëlloi me ar'më zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, e pëson 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, në fshatin Luar të Roskovecit.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasi B. M., banues në Roskovec, kishte qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta.
Ai u arrestua pas veprimeve të shpejta të shërbimeve të Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.


