Pas 13 ditësh protesta, Rama përsërit sërish ftesën për dialog me studentët, vendos ulëse te kryeministria

Politikë

Pas 13 ditësh protesta,  Rama përsërit sërish ftesën
Kryeministri Edi Rama ka vijuar këtë të hënë ftesën për dialog me studentët, pas 13 ditësh protestash që kanë përfshirë kryeqytetin. Rama ka shpërndarë pamje nga ulëset e vendosura përpara Kryeministrisë, përmes të cilave përcjell thirrjen e tij simbolike për dialog.

Protestat vijojnë prej 13 ditësh, të shoqëruara nga përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve. Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e konsideruar atë si zgjidhjen e vetme të situatës.

Nga ana tjetër, Rama shprehet i gatshëm për dialog, por ka theksuar se nuk mund të japë dorëheqjen, pasi, sipas tij, ka një kontratë me qytetarët.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion