Erjon Vishkulli përsëri operacion nesër në Itali , vëllai i 28-vjeçarit: Shteti na është përgjigjur në mënyrë korrekte

Aktualitet

Erjon Vishkulli përsëri operacion nesër në Itali ,

Pretendimet se qeveria ka lënë në baltë familjen Vishkulli, duke mos marrë përsipër kostot e operacionit të djalit të tyre, tashmë kanë rënë. Pas replikës së bërë nga kryeministri Rama me një qytetare që identifikohet në rrjet si motra e Erjon Vishkullit, një tjetër reagim nxjerr në pah se shteti ka marrë përsipër të gjitha kostot për shërbimin e nevojshëm mjekësor për Erjonin.

Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, në një intervistë ekskluzive për Klan News, duke falenderuar gatishmërinë e strukturave shtetërore që mundësuan transportimin e të vëllait drejt Italisë, ka zbuluar se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar. Ndërsa ka zbuluar se mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

Gjithashtu Emiljani bëri me dije se Erjoni pritet t’i nënshtrohet operacionit të dytë ditën e nesërme, me shpresën që ndërhyrja të ketë rezultate pozitive.

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë  përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin.. të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente. Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, thotë Emiljan Vishkulli.

Pas intervistës së dhënë nga vëllai i Erjonit, ka reaguar sërish dhe kryeministri Rama i cili përbri videos së momentit kur Emiljan Vishkulli jep detaje shkruan: UNË NUK GËNJEJ edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion