“S’paske pasur asnjë kod njerëzor”, Balla-Berishës: Pagove para për të dhunuar pllakatat e dëshmorëve të 21 Janarit
Lajmifundit
/
25 October 2026, 20:43
Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, ka reaguar pas dëmtimit të pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit, duke akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për këtë akt.
Përmes një postimi, Balla e ka kritikuar ashpër Berishën, duke ngritur pretendimin se për dëmtimin e pllakave janë paguar para dhe janë dhënë porosi

“O Saaali po nuk paske pas asnjë kod njerëzor?
Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?”, shkruan Taulant Balla.


