Erjon Vishkulli u qëllua me plumb gome në sy, AMP dhe prokuroria nisin hetimet për ngjarjen e rëndë

Aktualitet

Erjon Vishkulli u qëllua me plumb gome në sy, AMP dhe prokuroria nisin
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për plagosjen e 28 vjeçarit Erjon Vishkulli nga efektivët e policisë.

I riu u qëllua nga policia me plumb gome në sy, ndërsa ndodhet në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

“Lidhur me incidentin gjatë të cilit 28-vjeçari E. V. pësoi dëmtim në sy, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes.

Po në lidhje me këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për lëndimin e të riut gjatë protestës dhe i uron atij shërim sa më të shpejtë, ashtu si të gjithë qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të Policisë që janë lënduar gjatë protestave në Tiranë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion