"Jam dhunuar nga maskat, pa asnjë maskë"/ Protestuesi, me shkop në dorë paralajmëron Hitën: Do të jem këtu

Një protestues është shfaqur me një shkop në dorë para efektivëve që qëndrojnë para Kryeministrisë dhe i përcjell mesazh kreut të Policisë së Shtetit Skënder Hita.
Ai e paralajmëron se shkopin nuk e ka marrë për të dhunuar efektivët por nëse dikush e dhunon pa bërë asgjë, thotë se do të jetë fatale për atë person kushdo që të jetë.
“Këtë e kam marrë për të mbrojtur veten. Jam dhunuar nga maskat, pa asnjë maskë. Dërgojani këtë mesazh shefit tuaj.
Unë do jem në protestë, nuk do dhunoj askënd, nuk do kërcënoj askënd, por nëse më dhunojnë pa bërë asgjë do jetë fatale për atë që më dhunon mua.
Të më dhunojë dikush me unfiromën e shtetit nuk e pranoj, unë pranoj vdekjen por jo të më dhunojë dikush” , tha protestuesi.


