Itali, 13-vjeçari pëson arrest kardiak teksa luante futboll dhe ndërron jetë pas dy ditësh

Bota

Itali, 13-vjeçari pëson arrest kardiak teksa luante futboll dhe
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e San Paolo, në provincën e Brescias në Itali, pasi një 13-vjeçar ka ndërruar jetë pas dy ditësh në gjendje kritike, si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në oratorion e Cremezzanos, ku i mituri po luante futboll me disa shokë dhe bashkëmoshatarë. Në një moment, ai u rrëzua papritur në fushë dhe pësoi arrest kardiak.

Një grua që ndodhej pranë tij ndërhyri menjëherë dhe i kreu për një kohë të gjatë masazh kardiak, deri në mbërritjen e ndihmës së specializuar.

Më pas, 13-vjeçari u transportua me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, ku iu nënshtrua trajtimit intensiv. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua nga ora në orë dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ai ndërroi jetë pas dy ditësh.

Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe në komunitetin e San Paolo dhe te familjarët, miqtë dhe bashkëmoshatarët e të riut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion