Protesta e PD-së pa njoftim zyrtar, policia blindon qytetin, 1500 efektivë zbresin në terren

Aktualitet

Protesta e PD-së pa njoftim zyrtar, policia blindon qytetin, 1500
Protestuesit kanë nisur të mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa forcat e policisë kanë vendosur një perimetër sigurie deri në trotuarin përballë godinës.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie në gatishmëri. Forcat e rendit janë pozicionuar në disa pika përreth zonës, ndërsa situata po monitorohet nga afër.

Ndërkohë, bëhet e ditur se as Partia Demokratike dhe as qytetarët nuk kanë bërë njoftim zyrtar në polici për zhvillimin e protestës.  
Protestuesit vijojnë të mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion