Plagosja me thikë në Korçë/ Policia zbardh detajet: 30-vjeçari u qëllua gjatë një konflikti të çastit në rrugë

Aktualitet

Plagosja me thikë në Korçë/ Policia zbardh detajet:

Policia ka dhënë me shumë detaje lidhur me plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. 

Sipas informacionit zyrtar, i riu është paraqitur në spital rreth orës 18:30, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit në rrugë.

30-vjeçari ka marrë plagë në sup dhe në kurriz, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personit ose personave të dyshuar për plagosjen.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion