Arrestohet në Rinas shtetasi i huaj, ishte shpallur në kërkim nga Ukraina për trafik dro'ge

Aktualitet

Arrestohet në Rinas shtetasi i huaj, ishte shpallur në kërkim nga
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dije se falë shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Policisë së Shtetit u finalizua arrestimi i një personi në Aeroportin e Tiranës.

Sipas informacioneve ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.

“Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.

Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.

Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona”, thuhet në reagimin e SHBA.

ME TE LEXUARAT