Çfarë ndodhi? Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan, ja arsyeja

Politikë

Çfarë ndodhi? Edi Rama braktis intervistën me gazetarin

Një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, për platformën mediatike “Channel 5”.

Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare ka ndërprerë komunikimin dhe ka braktisur në mënyrë të papritur intervistën përpara përfundimit të saj, sipas asaj që vetë Channel5 ka zbuluar.

Sipas tyre tensionet kanë nisur kur Callaghan ka drejtuar pyetje të drejtpërdrejta dhe të forta lidhur me çështje sensitive.

Intervista po fokusohej mbi investigimet e zgjeruara për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

6ac6aec433a0e.png

Situata është rënduar më tej kur gazetari amerikan ka pyetur kryeministrin Rama mbi lidhjet e tij duke përmendur specifikisht marrëdhëniet e tij me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe projektet e tij në bregdetin shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion