Aktivisti godet me vezë makinën e Ramës teksa del nga Kryeministria, policia e arreston (EMRI)

Aktualitet

Aktivisti godet me vezë makinën e Ramës teksa del nga

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti pas Kryeministrisë, gjatë protestës së mbrëmjes së sotme.

Lika u afrua pranë një automjeti ku ndodhej Edi Rama teksa po dilte nga ambientet e Kryeministrisë dhe e goditi me vezë.

Pas veprimit, aktivisti largohet me vrap, ndërsa pas tij vrapojnë disa efektivë policie, të cilët e ndjekin dhe më pas e arrestojnë.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur protestuesit ishin mbledhur para Kryeministrisë, pasi ishte raportuar se në zyrë ndodhej Edi Rama.

ME TE LEXUARAT