Zbuloi kurën për të luftuar Covid-19, gjendet i vdekur në banesë mjeku italian

Bota

Zbuloi kurën për të luftuar Covid-19, gjendet i vdekur në

Është gjetur i vdekur në banesën e tij mjeku i njohur italian, Dr. Giuseppe De Donno. Emri i tij u bë i njohur gjatë pandemisë botërore, pasi zbuloi kurimin e Covid-19 te personat që ishin në gjendje të rëndë, me plazmë gjaku. Ai propozoi trajtimin eksperimental të bazuar në plazmën hiperimune gjatë valës së parë të Covid, kur vaksinat nuk kishin dalë ende. Kura e tij me plazmë nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet ishin pozitive.

Mediat italiane shkruajnë se nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, ndërsa kanë nisur hetimet. Në qershor të këtij viti, De Donno zgjodhi jo vetëm të linte postin e tij si drejtues në Carlo Poma në Mantua por edhe specializimin, për t’u bërë një mjek i përgjithshëm.

 

ME TE LEXUARAT