Vrau gruan dhe 4 fëmijët e tij, amerikani dënohet me 200 vite burg

Bota

Vrau gruan dhe 4 fëmijët e tij, amerikani dënohet me 200 vite

Njihuni me Christopher Stokes, 44-vjeçari nga Wisconsin-i i SHBA i cili është dënuar me 200 vite burgim dhe 105 vite vëzhgim, pasi një vit më parë vrau 5 pjestarë të familje ssë tij. Teresa Thomas, 41 vjeçe, Marcus Stokes, 19 vjeç, Lakeitha Stokes, 17 vjeçe, Tera Agee, 11 vjeçe dhe Demetrious Thomas, 14 vjeç ishin viktimat.

Ndërkohë, mediat kujtojnë se 44-vjeçari telefonoi vetë autoritetet. “Sapo e masakrova tërë familjen time. Pushka është ende në katin e sipërm me trupat. Sapo e vrava tërë familjen me Mossberg-un tim”, raportohet të ketë thënë ai në bisedën telefonike me shërbimet emergjente.

Ai madje kishte bërë dy telefonata në mëngjesin kritik dhe ishte ulur në shkallët jashtë shtëpisë, kur autoritetet kishin shkuar në vendin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT