U shtri barkas nga antidroga, gazetari në prokurori: U dhashë videot që filmova me telefon

Aktualitet

U shtri barkas nga antidroga, gazetari në prokurori: U dhashë videot

Gazetari i News24, Ergys Gjencaj është thirrur në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar një ditë pasi

policia e shtriu në tokë forcërisht sepse me telefon po filmonte në dinamikë të gjithë ngjarjen që ndodhi në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë, ku forcat policore ishin në një aksion për arrestimin e një të kërkuari të drejtësisë në Tiranë.

Pas daljes nga Prokuroria gazetari Gjencaj tha se ka dhënë dëshminë e tij dhe bëri apel që institucionet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen. “U thirra nga ana e prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme.

Unë kreva detyrën time dhashë dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhashë edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi” tha Gjençaj.

Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe nga SHÇBA./ BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion