Vogëlushi 2-vjeçar bie nga shkallët e qendrës tregtare dhe ndërron jetë
Lajmifundit
/
29 July 2021, 16:29
Bota

Një djalë 2 vjeç ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi ka rënë nga shkallët elektrike në një qendër tregtare, në Aurora të Colorados.
Ngjarja ka ndodhur pasdite, rreth orës 16:00. Pasi policët janë lajmëruar se një djalë i vogël ka rënë nga kati i dytë i një qendre tregtare, kanë arritur menjëherë në vendngjarje, shkruajnë mediat e huaja.
Është konfirmuar se vogëlushi ka qenë në krahët e babait, kur edhe ka rënë nga lartësia.
Dëshmitarët kanë thënë se e kanë parë fëmijën të shtrirë në tokë.


