Goditi për vdekje kalimtarin, britanikët nuk e falin çiklistin shqiptar

Bota

Goditi për vdekje kalimtarin, britanikët nuk e falin çiklistin

Ermir Loka, çiklisti shqiptar që aksidentoi për vdekje përpara disa kohësh një kalimtar të moshuar në Angli, është dënuar me burg.

23-vjeçari e përplasi Peter McCombie, 72 vjeç, ndërsa vetë kalonte me semafor të kuq.

Ai jo vetëm nuk ka ndaluar ta ndihmojë viktimën apo t’i kërkojë ndjese, por përkundrazi i bërtiti: “E shikon çfarë bëre”! Pensionisti vdiq tetë ditë më vonë në spital. Një gjykatë e dënoi tani Lokën me dy vjet heqje lirie. I riu që u vetëdorëzua në polici disa ditë pas ngjarjes, rrëfeu se nuk kishte ndaluar pasi kishte frikë mos e deportonin.

23-vjeçari ishte në Angli po dokumente të rregullta. Shqiptari kishte hyrë atje ilegalisht ndaj dhe u justifikua duke thënë se pikërisht nga kjo e kapi paniku dhe u largua pas aksidentit. Familja e viktimës tha se ai u tregua një frikacak që e la të rrezuar në mes të rrugës.

“Zemërimi që ndjejmë ndaj tij është përtej fjalëve”, u shprehën të afërmit e McCombie, i cili nga forca e goditjes përplasi kokën ne tokë duke krisur kafkën e dëmtuar trurin. Nëse Loka do të kishte ngadalësuar në respektim të sinjalistikës, sipas zyrtarëve të policisë, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion