Trump bën premtimin e fuqishëm për republikanët: Në 2024 do ta rimarrim Shtëpinë e Bardhë

Bota

Trump bën premtimin e fuqishëm për republikanët: Në


Donald Trump është i bindur se republikanët do të rimarrin në dorë kongresin, senatin dhe Shtëpinë e Bardhë. Në një darkë me zyrtarë dhe financues, ku secili ka paguar më shumë se 100 mijë dollarë për të qenë aty, ai tha se do të mjaftonte vetëm kriza e emigrantëve që amerikanët të zgjedhin republikanët.

“Jam këtu sonte, me shumë besim se në 2022-shin do të rimarrim në dorë, kongresin , senatin dhe në 2024-ën një kandidat republikan do të fitojë Shtëpinë e Bardhë”.

Gjatë darkës Trump kritikoi Joe Biden. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve ish presidenti tha se liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë një agjendë jo popullore, dhe për këtë arsye ai është presidenti i parë i historisë moderne që nuk i është  drejtuar kongresit të mbledhur në javët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë.

Trump bën premtimin e fuqishëm për republikanët: Në

Trump më pas shtoi se mbërritja e të paligjshmëve në kufirin me Meksikën, është në nivelin më të lartë që nga 2006. Sipas tij vetëm tema e emigracionit do të mjaftonte që republikanët të fitojnë Kongresin, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë.
 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion