“A ke gjet ndonjë burrë?”, Ana Kauri i përgjigjet ndjekësit: Rrugës…

Showbiz

“A ke gjet ndonjë burrë?”, Ana Kauri i përgjigjet


Pas daljes nga emisioni “Për’puthen”, Ana Kauri vijon të ketë vëmendjen e publikut për jetën e saj private.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit, Ana ndau një pjesë të skeçit “Pallati 176” në “Instastory” dhe pyeti se cili prej tyre e ka marrë i pari hapin në lidhjen e dashurisë. Teksa ndjekësit tregonin eksperiencat e tyre, dikush e pyeti ish-konkurrenten në lidhje me jetën e saj sentimentale.

“Po Ana po, ke gjetur ndonjë burrë ti apo jo?”- shkruan ndjekësi, teksa Ana ia kthen: “Rrugës jam dhe unë”, duke lënë shumë vend për dyshime.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa javësh po aludohet për një lidhje të mundshme mes Anës dhe Fation Kuqarit, gjithashtu ish-konkurrent në “Për’puthen”. Gjatë emisionit, ata shfaqën pëlqim për njëri-tjetrin dhe realizuan takime, të cilat u ndërprenë për shkak të daljes së Fationit nga emisioni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion