Publikoi një karikaturë anti-vaksinë, Elon Musk ‘ndez gjakrat’ me Bill Gates

Bota

Publikoi një karikaturë anti-vaksinë, Elon Musk ‘ndez

Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka ngjallur dyshime për një përplasje të mundshme me drejtuesin e Microsoft Bill Gates.

Musk postoi në Twitter një karikaturë ku shprehte qëndrimin e tij kundër vaksinës, foto që u shpërnda më shumë se 5000 herë, përpara se ajo të fshihej nga miliarderi.

Pavarësisht se kjo karikaturë anti-vaksinë u fshi nga Twitter, nuk kaloi pa marrë vëmendjen e krjuesit, Garrison i cili reagoi duke thënë se nuk do të lejojë që puna e tij të ndryshohet dhe e ka quajtur veprimin  e Musk një akt vandal.

Publikoi një karikaturë anti-vaksinë, Elon Musk ‘ndez

“Lidhur me postimin e Musk, unë nuk lejoj që puna ime të ndryshohet dhe as nuk jap leje për postimin e karikaturave të vandalizuara”, ka thënë Garrison.
Ende nuk dihet përse Musk e fshiu këtë foto por mesa duket qëllimi ka qënë të ngjallë frikë për vaksinat e prodhuara kunmdër Covid-19.

 

ME TE LEXUARAT