“Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën! Kryeministri hesht

Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas seancës në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ku në një komunikim me gazetarët foli edhe mbi pretendimet e Veliaj se ministri i Drejtësisë Toni Gogu e ka takuar në ambientet e paraburgimit dhe e ka kërcënuar me porosi të kryeministrit Edi Rama.
Ndreca u shpreh se Veliaj ka thënë të vërtetën dhe se pretendimet e tij duhet të hetohen nga institucionet përgjegjëse. Sipas avokatit, kryeministri nuk duhet të mbajë anë në këtë përplasje, por të kërkojë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndreca ngriti gjithashtu shqetësimin për mospranimin e kërkesës së tyre për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili, sipas tij, do të mundësonte shqyrtimin e dokumenteve sekrete dhe sqarimin e rrethanave të çështjes.
“Rama nuk duhet të mbajë krahë, duhet të bëjë hetime. Ne kemi thënë të vërtetën tonë dhe institucionet duhet të hetojnë. Nuk i janë përgjigjur kërkesës tonë për komision hetimor, pasi duhet të shihen dokumentet sekrete. Fakti që hesht tregon që problemi nuk është te Veliaj, por diku tjetër”, deklaroi Ndreca.


