Konflikti me Rusinë, Erdogan i del në krah Ukrainës

Bota

Konflikti me Rusinë, Erdogan i del në krah Ukrainës

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për uljen e tensioneve në Ukrainë, të cilat kanë shtuar frikën se situata mund të përshkallëzohet deri në një konfrontim të plotë ushtarak. Erdogan deklaroi se integriteti i Ukrainës duhet të ruhet.

Erdogan deklaroi se integriteti i Ukrainës duhet të ruhet.

“Ne besojmë se kriza aktuale duhet të zgjidhet mbi bazën e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës dhe të ligjit ndërkombëtar, duke përdorur metoda paqësore dhe diplomatike. Si Turqi, ne e kemi mbrojtur fort integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. E kemi konfirmuar edhe një herë vendimin tonë në parim për të mos njohur pushtimin e Krimesë”.

Edhe pse ruan marrëdhënie të ngushta me Moskën, Ankaraja mban lidhje të mira edhe me Kievin. Ajo e dënoi me forcë aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe është praktikisht fuqia mbrojtëse tradicionale e pakicës tatare që përbën rreth 10 përqind të popullsisë së Krimesë. Takimi u përqendrua edhe tek zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas Zelenskyj, të dy shtetet synojnë të bashkëpunojnë në sektorin e armëve dhe veçanërisht në ndërtimin e avionëve. Kievi tashmë ka marrë gjashtë dronë luftarakë turq të llojit Bayraktar. Të dy krerët e shteteve ranë dakord gjithashtu për të bërë më të lehtë udhëtimet mes dy vendeve.

Informacionet për tensionet e rritura në zonën e konfliktit dhe lëvizjet e trupave ruse drejt kufirit ukrainas kanë shkaktuar shqetësime të mëdha kohët e fundit. Pjesë të zonave Luhansk dhe Donetsk përgjatë kufirit rus kanë qenë nën kontrollin e rebelëve besnikë të Moskës që prej 2014-tes, e sipas OKB-sw më shumë se 13.000 njerëz janë vrarë që nga ajo kohë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion