Si në filma, dy grabitësit largohen nga tarraca e pallatit, policia i rrethon dhe arreston shqiptarin

Bota

Si në filma, dy grabitësit largohen nga tarraca e pallatit, policia i

Një skenë si në filma aksion është zhvilluar mbrëmjen e së martës në Torino të Italisë.

Dy persona, një prej tyre shqiptar, kishin hyrë në tarracën e një pallati dhe kërkonin të zbrisnin në ballkonin e një banese për ta grabitur.

Një banor i zonës i cili i kishte parë, njoftoi policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Disa efektivë u futën në hyrje të pallatit për t’i kapur ndërsa disa të tjerë qëndronin jashtë për t’i monitoruar.

Sipas mediave italiane, dy grabitësit u rikthyen në tarracë dhe gjetën një mënyrë për t’u larguar duke i shpëtuar pritës së policisë.

Pas disa minutash ndjekje, uniformat blu arritën të kapin vetëm njërin prej grabitësve i cili u identifikua si shqiptar.

47-vjeçari i identifikuar është një emër i njohur për policinë italiane pasi rezulton i dënuar edhe më parë për grabitje.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër. Ndërkohë nga kontrolli i bërë në ballkonin ku kishin zbritur dy grabitësit, brava e derës ishte prishur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion