Mbrojti 2 kosovarët që u kapën me 225 km/h në Shqipëri, Leonora Jakupi sqaron deklaratën

Showbiz

Mbrojti 2 kosovarët që u kapën me 225 km/h në Shqipëri,

Dy shqiptarë të Kosovës që ishin emigrantë në Zvicër u gjobitën dy ditë më parë në aksin Fier-Vlorë pasi u kapën teksa po lëviznin me shpejtësi marramendëse 225 km/h.

Lidhur me dy drejtuesit e mjeteve pati kritika të shumta në opinionin publik, ku nuk mungonin zërat që i konsideronin shoferët si “vrasës me dashje” duke kërkuar dënimin e tyre.

Mbrojti 2 kosovarët që u kapën me 225 km/h në Shqipëri,

Megjithatë këngëtarja e njohur Leonora Jakupi do të dilte në mbrojtje të emigrantëve duke u shprehur se ata nuk i meritojnë këto sulme, duke shtuar se duhen lënë të qetë të kënaqen në vendin e tyre.

 “Cka keni more me tan keto sulme per mergaten tone? Jo po garojne me vetura, jo po parkohen keq spo i respektojne rregullat ne komunikacion etj etj A mos jemi na ma mire se ata? Apo keni harru qe jemi brum i njejt? Leni njerezit le te kenaqen ne vendin e vet, teke fundit secili paguan per gabimin e vet! Gezuar Diasporë”, shkroi Leonora në reagimin e saj.

Mbrojti 2 kosovarët që u kapën me 225 km/h në Shqipëri,

 

Pas reagimeve kundër deklaratës së saj në rrjetet sociale, Leonora ka dalë me një sqarim. Ajo shprehet se nuk mbron ata që rrezikojnë jetën e njerëzve të tjerë, por nuk është dakord që gjithë emigrantët të paragjykohen për gabime të disa personave të veçantë.

“Ta keni parasysh qe une nuk mbroje njerez qe rrezikojne jeten e vet dhe te qytetareve. Une mbroje te drejten e Diaspores, jo cdo gabim individual duhet ti mvishet mergates! Ps: si duket mediat ne Shqiperi nuk e kan as iden me te vogel sa cka po ndodhe ne Ks. viteteve te fundit”, shkruan Jakupi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion