Shpëton me “frymën e fundit” foshnjen e saj, nëna vdes nga përmbytjet

Bota

Shpëton me “frymën e fundit” foshnjen e saj, nëna


Pikërisht në kohën kur ujërat e rrëmbyer u përplasën mbi shtëpinë e saj, duke mbledhur të gjithë forcat që i mbetën një nënë e re arriti që në ato momente të fundit ta vendoste foshnjen e saj në një vend më të lartë, ndërsa vetë iu dorëzua furisë së natyrës.

Sakrifica e saj nuk shkoi. edhe pse gruaja vetë vdiq, fëmija mbijetoi. Ajo u nxorr e gjallë pas më shumë se 24 orësh nën rrënoja ndërsa ekipet e shpëtimit flasin për një “mrekulli”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Wangzongdian të provincës se Henanit në Kinë, të përballur me përmbytje katastrofike pas reshjeve rekord. Bilanci i viktimave ka shkuar në 33 të vdekur, ndërsa të evakuuarit nga shtëpitë e tyre janë më shumë se 200 mijë. Bebja e shpëtuar së fundi mendohet të tre apo katër muajshe.

“Dëgjova zërin e saj dhe ekipet e ndihmës në atë moment sapo mbërritën. Ata ia dolën ta nxirrnin të gjallë, por ne fakt ishte e ëma ajo që e shpëtoi duke e vendosur në një vend më të lartë, dhe uji nuk e rrëmbeu dot”, tha një i afërm i fëmijës, i identifikuar vetëm si Zhao.

Foshnja u dërgua në spital, ku mjekët panë se nuk kishte as edhe një gërvishtje. Trupi i pajetë it ë ëmës u gjet një ditë më parë, i ngrirë në pozicionin sikur po ngrinte diçka lart, thotë BBC. Duket ka qenë pikërisht momenti kur ngriti fëmijën, duke zgjedhur kështu jetën e të bijës përpara të sajës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion