Myslimanit i bëjnë kryqin në derë ditën e Bajramit: Jam i indinjuar, veprime përçarëse

Aktualitet

Myslimanit i bëjnë kryqin në derë ditën e Bajramit: Jam

Një incident i pakëndshëm është shënuar ditën e Kurban Bajramit në lagjen “Kala” të qytetit të Beratit. Gazmend Bilali pasi u kthye nga falja e Bajramit së bashku me vëllanë konstatoi se në derën kryesore të shtëpisë i kishin bërë një kryq me spraj me bojë të zezë.

I indinjuar, Gazmendi tha se kryqi është bërë gjatë natës dhe veprimin e cilësoi përçarës. Ai tha më tej se fqinjë ka shumë besimtarë ortodoksë, por theksoi se marrëdhëniet i kanë shumë të mira.

“Jam banor i lagjes “Kala” prej 50 vitesh. Ditën e Bajramit në shtëpinë tonë ka ndodhur një veprim i shëmtuar. Në portën tonë na kanë vendosur një kryq, një veprim i ulët. Nuk e di kush është arsyeja, por jam çuditur shumë kur kam dalë në mëngjes nga shtëpia.

Këto janë veprime përçarëse. Jam ndier i ofenduar. Unë jam mysliman, në lagje ka edhe të tjera, ka edhe ortodoksë, jemi të përzier. Ne kemi shkuar mirë, jemi rritur me familjet ortodokse. Jam i indinjuar. Unë jam në një familje që jemi myslimanë praktikantë. Veprime të ulëta, fëmijërore.


Në mëngjes kur shkova në xhami që bëmë faljen, kur erdhëm e konstatoi vëllai. Nuk bëra denoncim” tha ai. Urojmë që ngjarje të tillë të mos ndikojnë në cenimin e harmonisë fetare në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion