Po bënin trajnim, roja i kompanisë së sigurimit qëllon për vdekje kolegun e tij

Bota

Po bënin trajnim, roja i kompanisë së sigurimit qëllon


Një video e publikuar në internet tregon momentin e tmerrshëm kur një person qëllon për vdekje kolegun e tij. Gjatë një trajnimi të kompanisë ruse të sigurimit, ai po shtirej si hajdut, kur qëllohet për vdekje nga burri që gjithashtu luante rolin e rojës.

Oleg Korobkov, 23-vjeç, shtirej si plaçkitës gjatë stërvitjes në qytetin rus Nizhny Novgorod, ndërsa kolegët e tij ishin urdhëruar të luanin rolin e pjesëtarëve të sigurimit që do të duhej t’i përgjigjeshin këtij sulmi.

Por, një prej rojeve reagoi, duke iu përgjigjur me forcë “hajdutit” të cilit i rrëmben armën. Në videon e publikuar, shihet roja pas shufrave të metalta duke i drejtuar armën Korobkovit që mbante “paratë e vjedhura”.

Por burri “aksidentalisht tërheq këmbëzën”, në atë që dukej skenar i një trajnimi që nuk shkoi siç duhet dhe i riu përfundon i vdekur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion