Kundërshtojnë “pasaportën e gjelbërt”, sheshet në Itali mbushen me qytetarë: Duam liri
Lajmifundit
/
28 July 2021, 11:58
Bota

Sheshet në Itali janë mbushur me qytetarë që protestojnë për pasaportën e gjelbërt. Pikërisht ky dokument do i lejojë që të futen në ambientet e brendshme të bareve, restoranteve, stadiumeve apo muzeve. Por, qytetarët dhe pronarët e bizneseve nuk janë dakord.
Me thirrjen “liri” protestuesit bashkë me pronarë biznesesh, kërkojnë që të jenë të lirë, pa pasur nevojë për certifikatën në fjalë.
Kujtojmë se disa ditë më parë, qeveria italiane bëri me dije këtë lajm, ndërsa tha se do hyjë në fuqi në javën e parë të gushtit.


