Nis shqyrtimi i ankesave të 11 të arrestuarve të Bashkisë së Lushnjës, Tushe kërkon të lirohet me garanci pasurore

Aktualitet

Nis shqyrtimi i ankesave të 11 të arrestuarve të Bashkisë

Gjykata e Posaçme e Apelit po shqyrton ankimet e 11 të arrestuarve nga SPAK për abuzimin me tenderin e kanalit vaditës në Bashkinë e Lushnjës, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku, Fatos Tushe.

Ish-kryebashkiaku kërkon lirim nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, duke sugjeruar lirimin me garanci pasurore.

Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës më 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit. Ai u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

ME TE LEXUARAT