Sulmet me raketa nga Rusia, ukrainasit marrin masa, radhë në supermarkete dhe bankomate
Lajmifundit
/
24 Shkurt 2022, 08:23
Bota

Në rrugët e Kievit këtë mëngjes është qetësi dhe vihet re më shumë personel ushtarak sesa mund të shihej këtu. Një turist na tha se bujtina e tij e kishte nxjerrë jashtë pasi u dhanë paralajmërimet dhe sirenat e sulmit ajror, shkruan BCC.
Ky turist nuk është i vetmi me valixhe në rrugë, pasi shumë të tillë ishin parë jashtë, ndërkohë shumë të tjerë që nuk ndaleshin dhe vetëm ecnin përpara.
Ndërkohë, ka dhe nga ata që raportojnë se kanë humbur lidhjet me familjarët e tyre. Ka raportime për radhë nëpër supermarkete dhe kemi parë njerëz që tërheqin para në bankomat “për çdo rast”.BW


