Zjarr masiv në Antalia, shënohet viktima e parë, bllokohen 10 të tjerë

Bota

Zjarr masiv në Antalia, shënohet viktima e parë, bllokohen 10

Shënohet viktima e parë në Antalia, Turqi, si pasojë e zjarrit masiv që vazhdon të jetë aktiv për disa ditë. Bëhet fjalë për një 82-vjeçar, ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se dhjetë të tjerë rezultojnë të bllokuar. Mësohet se shkak i përhapjes së zjarrit ishin erërat e fuqishme që kanë përkeqësuar situatën.

Për pasojë janë evakuuar 18 fshatra dhe distrikte në Antalia, përderisa 16 fshatra të tjera janë duke u evakuuar në provincat fqinje, Adana dhe Mersin. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, edhe pse për këtë periudhë të vitit ato janë tejet të zakonshme e verës, megjithëse disa zjarre pyjorë janë fajësuar për zjarrvënie.

ME TE LEXUARAT