Anija e mallrave përplaset me cisternën në Japoni, zhduken 3 anëtarë të ekuipazhit

Një anije e mallrave japoneze është përplasur me një cisternë që po eksportonte kimikate duke shkaktuar vdekjen e 3 anëtarëve të ekuipazhit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se anija u mbyt mëngjesin e sotëm, në ngushticën e Kurushma.
Lajmi u bë me dije nga sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze, Katsunobu Kato, i cili tha se garda Bregdetare e Japonisë ka shpëtuar 9 nga 12 anëtarët e ekuipazhit. Aktualisht, mësohet se ka nisur kërkimi për 3 anëtarët e ekuipazhit nga 14 anije patrullimi dhe tre avionë të Rojës Bregdetare. Ndërkohë një ditë më parë tre peshkatarë humbën jetën pas përplasjes së anijes japoneze me një ruse në Detin e Okhotsk.


