CNN: Protesta kundër qeverisë edhe në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Qytetarët u përplasën me policinë

Protesta e zhvilluar më 28 Nëntor në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të rrjetit prestigjioz amerikan CNN, i cili ka publikuar një raportim mbi përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Shqipëri.
CNN shkruan se protestuesit kundër qeverisë janë përplasur me policinë në kryeqytetin shqiptar, pikërisht në Ditën e Pavarësisë.
Sipas medias amerikane, protesta shënon kulmin e disa javëve demonstrata të zhvilluara në vend, të nxitura nga pakënaqësitë për korrupsionin, koston e jetesës dhe administratën aktuale qeveritare.
“Të shtunën, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, protestues kundër qeverisë u përplasën me policinë në Tiranë. Këto protesta vijnë pas disa javësh demonstratash lidhur me korrupsionin, koston e jetesës dhe qeverisjen aktuale”, shkruan CNN.


