Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Politikë

Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje live nga koncerti që po mbahet mbrëmjen e kësaj të shtune në Sheshin e Flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.

Rama i ka shoqëruar pamjet me mesazhin: “Vlora Live”.

Atmosfera në qytetin e Flamurit është gjallëruar nga këngët dhe ngjyrat kuqezi. Në qytet po vazhdojnë festimet për 114-vjetorin e Pavarësisë, me automjete të zbukuruara me flamuj kuq e zi, muzikë dhe koncert festiv.

Qytetarët janë bërë pjesë e atmosferës festive, duke ndezur flakadanë me ngjyra dhe duke festuar në rrugët e qytetit./mxh

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion