“I kërkoj falje, e kalova masën”, Bes Kallaku ndjesë publike këngëtares: Ende ndihem keq për atë moment

Showbiz

“I kërkoj falje, e kalova masën”, Bes Kallaku ndjesë

Bes Kallaku është i ftuari i sotëm në Live me Luizin. I pyetur nëse është mërzitur ndokush nga imitimet dhe humori i tij, aktori tregon për një skeç ku imitonte këngëtaren Fifi dhe sipas tij, e kishte kaluar masën.

Kallaku shprehet se sa herë e sheh në video atë skeç, ndihet keq dhe i kërkon falje publike këngëtares.

“Është një numër humoristik që e kemi bërë në post-Kënga Magjike, kemi bërë një këngë të Fifit dhe sa herë e shoh si video ndihem keq, pasi ishte shumë humoristik, por ishte jashtë masës.

Ishte një moment që Mc Kresha mbante një çantë para dhe i nxjerr një salçiçe. I them Fifit ‘më fal’, sepse sa herë e shoh atë video, ndihem keq, ishte jashtë sensit të masës.

Mbase Fifi nuk është ndjerë keq fare, por unë i kërkoj falje”, u shpreh Bes Kallaku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion