Policia plag*s rëndë të riun në nofull, momenti kur qytetarët i nxjerrin plumbin e gomës nga plaga (VIDEO)

Aktualitet

Policia plag*s rëndë të riun në nofull, momenti kur

Pamje të rënda nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë. Një qytetar është plagosur në pjesën e nofullës, dyshohet nga një plumb gome, ndërsa pamjet e siguruara nga Gazeta SOT tregojnë momentin kur personat e pranishëm i nxjerrin predhën nga plaga.

Në videon e siguruar nga redaksia, i riu shihet i gjakosur, ndërsa qytetarët që ndodhen pranë tij përpiqen t'i japin ndihmën e parë dhe t'i largojnë nga nofulla objektin që dyshohet se është plumb gome.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe revoltë mes qytetarëve, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e mjeteve të forcës nga efektivët e policisë dhe përgjegjësinë për dëmtimin e protestuesve apo personave të tjerë të pranishëm në zonë.

Një prej qytetarëve të pranishëm shfaqet duke kundërshtuar ashpër situatën dhe kërkon llogaridhënie nga institucionet e drejtësisë.

"Çfarë është ky plumb sa një kokërr veze?! A kemi SPAK, a kemi gjykata?! Ku duhet të ankohemi?! Jeni duke e çmendur popullin!", shprehet ai.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion