“Për të parën herë, protestë më 28 nëntor”/ Alimehmeti: 6 muaj që kërkohet largimi i Ramës

Politikë

“Për të parën herë, protestë më 28

Anëtari i Kryesisë dhe i Këshillit të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar për protestën Kombëtare, duke qenë vetë prezent në shesh, në krah të qytetarëve. Ai është bashkuar me protestuesit në sheshin ‘Skënderbej’, me rastin e 114-vjetorit të Shqipërisë.

Alimehmeti, në një intervistë nga sheshi i kryeqytetit shqiptar, u shpreh se kjo shënon herën e parë në histori që shqiptarët ngrihen në protestë pikërisht në ditën emblematike të Pavarësisë. Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë urgjente për reformatim, pasi vendi është kthyer në një vegël në shërbim të pakicës dhe kryeministrit Edi Rama, në vend që t’u përkasë shqiptarëve.

Sipas Alimehmetit, kërkesa primare e protestës kombëtare mbetet dorëheqja dhe largimi i Ramës, thënë edhe stërthënë, sipas tij, prej më shumë se 6 muajsh nëpër demonstratat e studentëve.

“Hera e parë historike që populli shqiptar ndjen që duhet të dalë në protestë ditën e pavarësisë, për të treguar që ky vend nuk është në shitje.

Ky vend nuk është për interesat e disa njerëzve të veçantë apo për xhepat e pak njerëzve.

Protesta është krejtësisht spontane, e organizuar nga vetë njerëzit. Pra praktikisht vetëm duke lënë vendin dhe orën dhe asgjë më shumë.

Pa flamuj, pa përkatësi tjetër përveç flamurit shqiptar.

Për më shumë se gjashtë muaj, kërkojnë pikërisht dorëheqjen e Ramës, më pas diskutime të tjera më politike.

Nuk mundet më të vazhdojë ky shtet të jetë në shitje e shqiptarët të jenë në arrati e në vendin e tyre detyrohet ta thërrasin diasporën vetëm situata e proteste.

Diaspora është diasporë për shkak se ky vend nuk arriti dot të bëhet.”, u shpreh Alimehmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion