Lufta anti- Covid, ekspertët tregojnë efektin anësor të çuditshmë që mund të kenë personat pasi vaksinohen

Një raport publikuar nga Autoriteti Rregullativ i Barnave ka treguar për efektet anësore që mund të keni pasi merrni vaksinën anti- Covid-19. Sipas MHRA janë simptoma të ngjashme me gripin si lodhje dhe dhimbje koke (më të zakonshmet), si dhe dhimbje muskujsh dhe ethe.
Ndërsa disa rrëfime në SHBA kanë treguar se pasi kanë marrë vaksinën kanë pasur një shije të fortë metalike në gojë për disa ditë, duke mos shijuar asgjë. Një tjetër pacient ka treguar se ndjente shijen e nikelit.
Sipas raportit, nuk ka vetëm Pfizer këtë problem, por edhe ata që vaksinohen me Moderna. Sipas ekspertëve, efektet anësore të vaksinës janë një gjë e mirë. Efektet anësore mund të jenë të lehta dhe sipas të dhënave nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Një ekip britanik në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tha se për shkak se vaksinat funksionojnë në momentin që sistemi ynë imunitar reagon duke prodhuar një përgjigje, pra mund të ketë efekte anësore pas marrjes së vaksinës që duken si simptoma të një infeksioni të vërtetë.
Sipas tyre efektet anësore më të zakonshme të lidhura me vaksinën e Oxfordit janë dhimbja e duarve, 65% e pacientëve kanë raportuar të dridhura, ethe, dhimbje kyçesh, mialgji, lodhje dhe dhimbje koke.
Sipas një raporti nga Pfizer, efektet anësore më të rënda ishin lodhja dhe dhimbja e kokës, por vetëm pas dozës së dytë. Vetëm 4% e njerëzve raportuan lodhje dhe 2% raportuan dhimbje koke.
Si përfundim, e njëjta gjë siç ndodh me vaksinën e gripit, ndodh dhe në rastin e vaksinës së koronavirusit, disa kanë raportuar dhimbje në vendin e injektimit dhe efekte të tjera por në përgjithësi të lehta./abcnews.al


