Rama: Miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë Ditën e Flamurit në Dubai

Flamuri shqiptar është shfaqur në kullën Burj Khalifa në Dubai, në nder të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Dubai, teksa thekson se miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë nderuar Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë.
Rama ka shprehur mirënjohjen për këtë gjest, duke shkruar se, “në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”.
Në foton e publikuar, ndërtesa më e lartë në botë është ndriçuar me ngjyrë të kuqe, ndërsa në fasadën e saj është projektuar shqiponja dykrenare, simboli kombëtar shqiptar.
Kjo simbolikë në një prej ndërtesave më ikonike të botës i është bashkuar urimeve për festën kombëtare të shqiptarëve.

